Lipoliza
Lipoliza
Ku konsiston lipoliza?

Lipoliza (shkrirja e dhjamit) konsiston në injektimin e substancave lipolizante, me qëllim reduktimin e indit dhjamor në zona të ndryshme të trupit. Lipoliza gjen përdorim të shpeshtë në trajtimin e dhjamit në bark, kofshë, vithe, gushë (“double chin”) etj.


Sa seanca këshillohen?

Sipas zonave që trajtohen janë të nevojshme 3 — 5 seanca të cilat kryhen në një distancë kohore 2 javë nga njëra-tjetra.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  15 — 20 minuta.


Është e dhimbshme?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Zona e trajtuar të mbahet e hidratuar përmes një kremi hidratues.
  • Sa herë të ekspozohet në diell të përdoret krem mbrojtës.

Kur fillon efekti?

Efekti vërehet pas 2 — 3 seancave dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.


Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është afatgjatë apo i përhershëm, nëse personi ruan të njëjtën peshë trupore.


Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme, ndër të cilat mund të përmendim:

  • Nxirje të lehta në zonën e trajtuar, të cilat largohen për 7 — 10 ditë.
  • Skuqje dhe ënjtje të lehta, që largohen për 2 — 3 ditë.

Mund ta bëj në çdo periudhë të vitit këtë trajtim?

Ky trajtim mund të kryhet në çdo periudhë të vitit.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj