Jawline
Jawline contouring
Ku konsiston konturimi i jawline?

Jawline contouring konsiston në theksimin e këndit të nofullës dhe përmirësimin e double-chin.
Konturimi i tillë bëhet me injektimin e fillers (acidit hialuronik), me qëllim që të krijohet një kontur që kornizon fytyrën dhe përfshin krijimin e këndeve dhe vijave të drejta për të rritur strukturën e kockave të pacientit.


Cilat janë efektet e këtij trajtimi?

– Formon këndin ideal midis nofullës dhe mjekrës.
– Harmonizon pamjen e fytyrës tuaj.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  20 — 30 minuta.


Ka dhembje?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit varion nga 8 — 10 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.


Kur do e shikoj rezultatin?

Rezultati shikohet menjëherë pas përfundimit të procedurës dhe përmirësohet në ditët në vazhdim.


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Pëdorimi i akullit në zonën e trajtuar, ndihmon në lehtësimin e ënjtjes.
  • Të mbahet e hidratuar zona e aplikimit të acidit.
  • Të kryhen masazhe për 2 — 3 ditët në vijim sipas udhëzimeve të mjekut.

Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme. Mund të ketë ënjtje dhe skuqje të lëkurës, të cilat largohet vetvetiu, në 48 orët në vazhdim.


Mund ta bëj në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Jawline contouring mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj