Hiperhidroza
Hiperhidroza
Çfarë është hiperhidroza?

Hiperhidroza është termi mjekësor qe përdoret për djersitjen e tepruar. I referohet çdo djersitjeje anormale edhe në rastet kur nuk bën nxehtë.


Me çfarë kryhet ky trajtim?

Trajtimi kryhet me botoks, i cili bën të mundur bllokimin e nervave përgjegjës për djersitjen e tepërt, kryesisht në zonën e sqetullave dhe të duarve.


Cilat zona mund të trajtohen?

Zonat të cilat mund të trajtohen janë sqetullat dhe pëllëmbët e duarve.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është 5 — 10 minuta.


Është e dhimbshme?

Procedura nuk është e dhimbshme. Shpimet janë të lehta dhe mëse të durueshme.


Kur do e shikoj rezultatin?

Efekti i trajtimit do vihet re afërsisht pas 5 — 7 ditësh nga kryerja e procedurës dhe do të zgjasë për afërsisht 4 — 5 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.


Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është mesatraisht 4 — 5 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.


Sa efikas është trajtimi?

Nëpërmjet këtij trajtimi djersitja pakësohet në masën 50 — 70%.


Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.


Çfarë duhet të kem parasysh pas trajtimit?
  • Mospërdorimi i produkteve kundër djersitjes.
  • Mos të bëhet dush deri 24 orë pas procedurës.

Mund ta bëj në çdo periudhë të vitit këtë trajtim?

Po, mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj