Heqje tatuazhi
Heqje tatuazhi
Me çfarë hiqet tatuazhi?

Heqja e tatuazheve kryhet me laserin ND Yag Q-Switched, teknologjia më bashkëkohore për eliminimin total apo reduktimin e pjesshëm të ngjyrës së tatuazhit, deri në zbehjen e tij.

Trajtimi konsiston në shkatërrimin e qelizave epidermale të ngjyrosura me bojë.


Sa seanca nevojiten të bëhen?

Këshillohen të bëhen të paktën 6 seanca, për të arritur një efekt maksimal.


Sa diferencë duhet të kenë seancat nga njëra-tjetra?

Seancat këshillohen të bëhen në një distancë kohore prej 4 — 6 javësh nga njëra-tjetra.


Sa është kohëzgjatja e procedurës?

Kohëzgjatja e procedurës varion sipas madhësisë së tatuazhit. Mesatarisht zgjat 5 — 20 minuta.


Ka dhembje?

Duke qenë se përpara se të fillojë procedura aplikohet krem mpirës, klienti nuk ndjen dhembje.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas procedurës?
  • Aplikimi i kremit me bazë kortizoni sipas këshillave të mjekut.
  • Të evitohet ekspozimi në diell deri në shërim të inflamacionit të lëkurës.

Kur mund ta shikoj rezultatin?

Zbehja e tatuazhit vihet re menjëherë gjatë trajtimit dhe përmirësohet në vazhdimësi, seancë pas seance.


Është i përhershëm rezultati që do arrij pasi të përfundoj të gjitha seancat?

Pasi të përfundohen të gjitha seancat e nevojshme do arrihet eliminimi apo zbehja e përhershme e tatuazhit.


Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme, ndër të cilat mund të përmendim:

– Nxirje në zonën e trajtuar, e cila largohet për 7 — 10 ditë.
– Skuqje dhe ënjtje të lehta, që largohen për 2 — 3 ditë.
– Fenomenet alergjike janë të rralla dhe të menaxhueshme.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj