Harku plazmatik
Harku plazmatik
Çfarë është harku plazmatik?

Harku plazmatik është një pajisje mjekësore e përdorur në mikrokirurgjinë joinvazive. Kjo pajisje shpërndan energji plazmatike në inde, energji kjo e gjeneruar nga jonizimi i gazit në ajër.


Çfarë trajton harku plazmatik?

Kjo pajisje gjen përdorim të gjerë në estetikë dhe dermatologji për eliminimin dhe trajtimin e shumë problemeve të lëkurës:

  • Nishne.
  • Fibroma.
  • Verruke (lytha).
  • Kallo.
  • Rrudha.
  • Shenja.
  • Lifting jo kirurgjikal.
  • Blefaroplastikë jokirurgjikale.
  • Xantelazma.
  • Njolla.
  • Quka.

Sa kohë zgjat procedura?

Në varësi të trajtimit që do të kryhet kohëzgjatja e procedurës është 15 – 30 minuta.


Ka dhembje?

Duke qenë se kryhet nën efektin e anestezisë nuk ka dhembje.


Ka nevojë për anestezi?

Sipas trajtimit që do kryhet, mund të jetë e nevojshme të aplikohet anestezi lokale me lidokainë (njësoj si te dentisti) ose krem mpirës për disa minuta, para se të fillojë procedura.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas procedurës?
  • Nuk shoqërohet me dhembje.
  • Për disa ditë rekomandohet aplikimi lokal i një antibiotiku (gentamicinë).
  • Vendosja steri-stripave (ngjitësa të vegjël).
  • Nuk rekomandohet larja e zonës së trajtuar ditët e para (varion në bazë të zonës së trajtuar).
  • Rekomandohet mbrojtje me krem dielli SPF: 50.
  • Rigjenerimi i zonës së trajtuar varion nga disa ditë deri në 30 ditë.
  • Pa efekte anësore.
  • Pa shenja ose shenja të vogla, ndryshe nga kirurgjia tradicionale e heqjes së nishanave.

A është i përhershëm rezultati?

Rezultati është i përhershëm.


Kur mund ta shikoj rezultatin?

Rezultati është i menjëhershëm dhe përmirësohet gradualisht me kalimin e ditëve.


Mbeten shenja?

Pasi përfundon procesi i shërimit, në zonën e trajtuar nuk mbetet asnjë shenjë. Në raste të rralla, si për shembull te nishanet, mund të mbetet një shenjë e zbehtë, pothuajse e padukshme.


Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj