Botox për rrudhat
Botox për rrudhat
Çfarë është botoksi?

Botoksi (toksina botulinike), është një proteinë që injektohet në muskujt e vegjël të fytyrës dhe i relakson këta të fundit duke çuar kështu në shtrirjen e rrudhave të mimikës. Injeksionet përveçse shtrijnë rrudhat ekzistuese, parandalojnë formimin dhe thellimin e rrudhave të reja përmes kufizimit të tkurrjes muskulare.


Cilat rrudha trajton botoksi?

Trajtimi me botoks trajton:
– Rrudhat vertikale midis vetullave.
– Rrudhat horizontale në zonën e ballit.
– Rrudhat anash syve.


Në cilën moshë kryhet trajtimi?

Ky trajtim është i mundur pasi të ketë ndodhur maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga moshat 18 — 20 vjeç. Gjithsesi, është e rëndësishme të theksohet se trajtimi rekomandohet të kryhet në moshën kur shfaqen rrudhat dhe kur ato bëhen të bezdisshme për personin.


Sa zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është rreth 5 — 10 minuta.


A është e dhimbshme?

Trajtimi nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


A është i përhershëm rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është mesatarisht 4 — 5 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.


Kur do e shikoj rezultatin?

Efekti nuk duket menjëherë pas aplikimit të botoksit. Pas 2 — 4 ditësh nga procedura, klienti fillon e ndjen ngurtësimin e muskujve dhe efekti maksimalizohet dy javë pas aplikimit.


Çfarë duhet të kem parasysh pas trajtimit?
  • Mos të masazhohet zona ku është aplikuar botoksi.
  • Mos të qëndrohet me kokën ulur për një kohë të gjatë (disa orë).
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell për 24 orë.
  • Të mos qëndrohet në pozicionin shtrirë 2 — 3 orët e para pas aplikimit.

Do më largohen të gjitha rrudhat?

Botoksi shtrin deri në 80% të rrudhave në zonën e ballit dhe anash syve.


Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme, ndër të cilat mund të përmendim: një skuqje e lehtë e cila largohet pas disa minutash.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj