Zmadhimi i gjoksit
Zmadhimi i gjoksit
Ku konsiston ndërhyrja e zmadhimit të gjoksit?

Zmadhimi i gjoksit është ndërhyrja kirurgjikale që konsiston në rritjen e volumit të gjoksit. Ky operacion konsiston në vendosjen e protezave të posaçme, duke rimodeluar formën dhe përmasat e gjoksit, për të arritur kështu një rezultat të natyrshëm, qoftë në pamje ashtu edhe në prekje.


Në cilën moshë kryhet ndërhyrja?

Procedura për zmadhimin e gjoksit është e mundur, pasi të ketë përfunduar maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga moshat 18 — 20 vjeç.


A janë të përjetshme protezat?

Jetëgjatësia e protezave konsiderohet e përhershme (duke respekuar moshën në të cilën është kryer ndërhyrja). Pra, gjoksit nuk do t’i preket anatomia e tij natyrore dhe ndryshimet që do të pësojë ai me kalimin e kohës, mund t’ju shtyjnë ju vetë të kërkoni një rimodelim të tij dhe një ndërrim eventual të protezës, por të paktën 10 — 15 vjet pas operacionit të parë. Megjithatë, shumica e femrave janë të kënaqura me rezultatin e tyre edhe 30 vjet pas ndërhyrjes.


Çfarë protezash përdoren?

Protezat e përdorura për këtë ndërhyrje kirurgjikale janë të mbushura me xhel koeziv silikoni, një material i sigurt, i cili jo vetëm që garanton një formë të bukur anatomike të gjoksit, por jep edhe një ndjesi shumë të natyrshme në prekje. Sot, pas mbi 50 viteve kërkimesh dhe eksperiencë në operacionet e miliona femrave, ekziston siguria absolute e rezultatit të këtyre protezave të gjeneratës së fundit. KEIT përdor proteza me xhel koeziv silikoni të markave Arion (prodhuar në Francë) dhe Mentor (prodhuar në SHBA).


Çfarë ekzaminimesh pre-operatore duhet të bëj?

Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, echo e gjirit, vizita me anestezistin, etj.).


Me çfarë anestezie kryhet ndërhyrja?

Ndërhyrja kryhet me anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrje është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.


Sa kohë zgjat ndërhyrja?

Kohëzgjatja e ndërhyrjes është afërsisht 60 – 90 minuta.


A është një ndërhyrje që shoqërohet me shumë dhembje?

Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta e mëse të durueshme.


Sa kohë duhet të qëndroj në spital?

Rekomandohet të qëndrohet një natë në klinikë nën kujdesin e staffit mjekësor.


Sa shpesh duhet të bëhen mjekimet?

Mjekimet bëhen çdo 3 — 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.


Kur hiqen penjtë?

Heqja e penjve (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm) kryhet pas 7 – 10 ditësh.


Kur duhet të rikthehem në punë?

Rikthimi në punë rekomandohet rreth 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal ndaj traumave.


A mund të bëj aktivitet fizik pas ndërhyrjes?

Rekomandohet shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes dhe rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.


Mbeten shenja?

Mund të mbeten shenja të vogla përreth areolës ose në pjesën e poshtme të gjoksit, të cilat zakonisht janë të holla e të zbehta.


Kur do e shikoj rezultatin përfundimtar?

Rezultati paraprak shikohet që në momentin kur përfundon ndërhyrja, por për të parë rezultatin përfundimtar është e nevojshme të kalojë edhe periudha e rikuperimit. Periudha e rikuperimit është e shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së gjoksit. Rezultati konsiderohet përfundimtar 4 — 6 muaj pas operacionit.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së penjve kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas ndërhyrjes.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 — 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbajtja e reçipetave sportive për 1 muaj.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.

Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të përfunduar të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë.


A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion një javë pas ndërhyrjes, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses.


E kam bërë gjoksin në një klinikë tjetër, por nuk jam e kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


Mund të zmadhoj vetëm njërin gjoks?

Po, sipas rasteve, mund të nevojitet një ndërhyrje në të dy gjinjtë ose vetëm në njërin prej tyre për të arritur simetrinë e duhur.


Sa kohë pas lindjes mund ta kryej ndërhyrjen?

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet rreth 6 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha totale e rikuperimit pas lindjes. Në rastet e ushqyerjes me gji, ndërhyrja rekomandohet të kryhet jo më herët se 9 – 12 muaj, pasi të ketë përfunduar ushqyerja me gji.


Mund ta ushqej fëmijën me gji pas ndërhyrjes?

Po, mund ta ushqeni fëmijën normalisht sepse proteza nuk ndryshon integritetin e gjëndrave të qumështit dhe mundësinë e ushqyerjes me gji të fëmijës dhe nuk prek funksionimin e sistemit imunitar të organizmit.


Mundet që zmadhimi i gjoksit të rrisë rrezikun për kancerin e gjirit?

Eshtë provuar tashmë shkencërisht që ndërhyrja në gjoks dhe vendosja e protezave nuk rrit rrezikun për kancer të gjirit, nuk ndryshon integritetin e gjëndrave të qumështit dhe mundësinë e ushqyerjes me gji të fëmijës dhe nuk prek funksionimin e sistemit imunitar të organizmit.


Mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion rreth 10 ditë pas ndërhyrjes, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


A është një ndërhyrje që shoqërohet me dhembje?

Zakonisht dhembja është shumë e lehtë dhe mëse e durueshme dhe mund të trajtohet lehtësisht me barna kundër dhembjeve.


Si është rikuperimi pas operacionit

Rikuperimi është i shpejtë dhe pa dhembje. Hematomat dhe ënjtjet largohen gradualisht brenda 5 – 15 ditësh, duke arritur përmirësim gradual të pamjes së gjinjve. Rezultati konsiderohet final 4 – 6 muaj pas opercionit.


A mund ta kryej ndërhyrjen në çdo periudhë të vitit?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Në rast se proteza dëmtohet pas disa vitesh, çfarë garancie ofron KEIT?

Në raste të rralla, kur vihet re dëmtim i protezave, KEIT ofron zëvendësimin e të dyja protezave, duke mbuluar të gjitha shpenzimet, si koston e protezave ashtu edhe ato të ndërhyrjes, për të gjithë jetën.


A mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam duke ushqyer me gji?

Jo, nuk rekomandohet të kryhet kjo ndërhyrje gjatë periudhës së ushqyerjes me gji.


Nëse kemi kiste të vogla dhjamore jo të dëmshme, a është i mundur realizimi i zmadhimit të gjoksit?

Nëse është e mundur, gjatë operacionit mund të heqim edhe kistet.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj