Trapianti i flokëve
Trapianti i flokëve
Ku konsiston trapianti i flokëve?

Trapianti apo mbjellja e flokëve është një teknikë kirurgjikale ambulatoriale, përmes së cilës rrënjët e flokëve merren një e nga një në pjesën e pasme të kokës, që quhet zona dhuruese dhe vendosen në zonat ku ka mungesë të flokëve (zona marrëse). Teknika e përdorur është FUE (Follicular Unit Extraction), e cila nuk shoqërohet me shenja apo dëmtime të tjera qoftë të zonës dhuruese e qoftë të zonës marrëse.


Në cilën moshë kryhet kjo ndërhyrje?

Procedura e mbjelljes së flokëve është e mundur të kryhet pasi të ketë ndodhur maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga moshat 25 – 30 vjeç.


Mund të merren qime nga zona të tjera të trupit?

Metoda që ne aplikojmë, konsiston në marrjen e qimeve vetëm nga zona e pasme e kokës. Në raste të veçanta, kur zona dhuruese është e vogël dhe hapsira për tu mbuluar është e madhe, mund edhe të merren rrënjë nga zona të tjera të trupit si gjoksi apo shpina, por duhet të keni parasysh që qimet e trupit nuk janë njesoj si ato të kokës dhe rezultati nuk është gjithmonë optimal.


Çfarë ekzaminimesh pre-operatore duhet të kryej?

Përpara procedurës kryhen egzaminimet pre-operatore si EKG, gjak komplet dhe teste koagulimi.


Çfarë anestezie përdoret për mbjelljen e flokëve?

Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale.


Sa duhet të qëndroj në klinikë?

Mund të largoheni nga klinika menjëherë pas procedurës.


Ka dhembje?

Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta dhe mëse të durueshme.


A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion 2 – 3 ditë pas procedurës, pasi të ketë përfunduar rikontrolli i parë me mjeken në klinikë.


Duhet të vij në klinikë për të kryer mjekime?

Menjëherë pas përfundimit të procedurës pacienti mund të largohet nga klinika dhe nuk është e nevojshme të paraqitet në klinikë për të kryer mjekime, përveç rikontrollit të parë me mjeken, dy ditë pas procedurës. Për çdo paqartësi apo pyetje, do jetë në kontakt me staffin mjekësor, i cili ndjek në mënyrë rigoroze të gjithë procesin e shërimit.


Kur mund ta shoh rezultatin përfundimtar?

Rritja e flokëve vazhdon me ecuri normale. Flokët fillojnë të dalin disa ditë pasi është kryer procedura, por për të parë rezultatin final është e nevojshme të kalojnë 3 – 4 muaj.


Do më duhet të kryej seanca të tjera në të ardhmen?

Në rastet kur zona marrëse është relativisht e madhe, trapianti mund të kryhet i ndarë në seanca. Sipas rekomandimeve të mjekes vendoset se kur është e përshtatshme të kryhet edhe seanca e radhës.


A është i përhershëm rezultati?

Po, rezultati është i përhershëm. Qimet e mbjella rriten normalisht dhe nuk bien më kurrë.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Nëse ecuria pas procedurës është normale dhe pa komplikime nuk është e domosdoshme të bëhen rikontrolle.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas procedurës?
  • Natën e trapiantit duhet të flihet me kujdes, për të mos prekur kokën në zonën ku janë vendosur rrënjët e flokëve.
  • Të lahen flokët pas 2 ditësh, me ujë në temperaturë ambienti e me shampoo neutrale, më pas të lahen çdo ditë.
  • Të vendoset një fashë elastike ditën tjetër pas ndërhyrjes, për 48 orë, për të reduktuar ënjtjen.
  • Për të zbutur koret e formuara, pas 10 ditësh mund të aplikohet vaj për lëkurën në darkë dhe në mëngjes lahen flokët.
  • Pas 10 – 15 ditësh flokët mund të bien, por rrënjët mbeten të paprekura.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.

Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të përfunduar të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë.


E kam bërë trapiantin në një klinikë tjetër, por nuk jam i kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


A mund të kryej ndërhyrjen gjatë shtatzënisë?

Jo, nuk këshillohet të kryhet gjatë shtatzënisë pasi barnat e anestezisë dhe antibiotikët mund t’i shkaktojnë dëme fetusit.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam duke i dhënë gji fëmijës?

Po, mund të kryhet duke ndjekur rekomandimet përkatëse të mjekut. Specifikisht ditën e ndërhyrjes nuk duhet ushqyer me gji fëmija dhe në ditët në vijim, fëmija duhet ushqyer para se të merret antibiotiku.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës varion 6 — 10 orë, sipas madhësisë së zonës ku do kryhet mbjellja.


Si është rikuperimi pas operacionit?

Rikuperimi është i shpejtë, hematomat dhe ënjtja në zonën e kokës dhe ballit do të largohen gradualisht brenda 10 — 14 ditësh.


Kur mund të kthehem në punë?

Mund të kthehesh në punë 5 – 7 ditë pas operacionit, por duke treguar kujdes maksimal për të mbrojtur zonën e kokës nga traumat.


A mund ta kryej ndërhyrjen në çdo periudhë të vitit?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Sa kohë pas lindjes mund ta bëj ndërhyrjen?

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet rreth 6 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha totale e rikuperimit pas lindjes.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj