Rimodelimi i veshëve
Rimodelimi i veshëve
Në çfarë konsiston otoplastika?

Otoplastika është ndërhyrja e kirurgjisë estetike e cila korrigjon veshët e hapur duke i afruar ata me kokën. Kjo ndërhyrje, e kryer nga duar eksperte, bën të mundur korrigjimin shumë të kënaqshëm dhe pa shenja të dukshme të deformimit të veshëve, sidomos “veshët llapushë”, duke i vendosur në një pozicion më korrekt dhe duke krijuar një raport të këndshëm të tyre në harmoni me kokën dhe fytyrën. Sipas rasteve, mund të nevojitet një ndërhyrje në të dy veshët ose vetëm në njërin prej tyre dhe teknika kirurgjikale mund të ndryshojë nga njëri vesh te tjetri. Kjo ndëshyrje nuk ka asnjë efekt negativ mbi dëgjimin.


Mund të rimodeloj vetëm njërin vesh?

Po, sipas rasteve mund të nevojitet një ndërhyrje në të dy veshët ose vetëm në njërin prej tyre dhe teknika kirurgjikale mund të ndryshojë nga njëri vesh te tjetri.


Në cilën moshë mund të realizohet ndërhyrja?

Mosha në të cilën mund të fillojë të kryhet kjo ndërhyrje përkon me periudhën kur kërci i veshit është mjaftueshëm i qëndrueshëm për t’u korrigjuar, duke filluar nga mosha 6 — 8 vjeç.


Mund ta bëj në çdo periudhë të vitit ndërhyrjen?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Çfarë ekzaminimesh pre-operatore duhet të kryej?

Përpara ndërhyrjes kryhen ekzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).


Me çfarë anestezie kryhet ndërhyrja?

Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale dhe gjumë të lehtë, ose edhe anestezi totale, sipas dëshirës së pacientit.


Sa zgjat kjo ndërhyrje?

Kohëzgjatja mesatare varion nga 45 – 90 minuta.


A është një ndërhyrje që shoqërohet me shumë dhembje?

Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta e mëse të durueshme.


Sa kohë duhet të qëndroj në spital?

Rekomandohet të qëndrohet disa orë ose një natë në klinikë nën kujdesin e staffit mjekësor.


Sa shpesh duhet të bëhen mjekimet?

Mjekimet kryhen çdo 3 – 4 ditë, deri në heqjen e fashës mjekësore.


Për sa kohë duhet përdorur fasha mjekësore dhe ajo sportive?

Fasha mjekësore mbahet për 7 ditë. Më pas bëhet zëvendësimi i fashës mjekësore me atë sportive dhe mbajtja e kësaj të fundit për 20 ditë, për të mbrojtur veshët nga traumat dhe për ndihmuar në procesin e shërimit.


Kur hiqen penjtë?

Heqja e penjve (në rastet kur nuk janë të absorbueshëm) bëhet pas 8 – 10 ditësh.


Kur duhet të kthehem në punë?

Rikthimi në punë bëhet zakonisht pas heqjes së fashës mjekësore, minimalisht 7 ditë pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal për mbrojtjen e veshëve nga traumat.


Kur duhet të rifilloj aktivitetin fizik?

Aktiviteti fizik mund të rifillohet 1 muaj pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal për mbrojtjen e veshëve nga traumat.


Mbeten shenja?

Mund të mbeten shenja të vogla, të zbehta e pothuajse të padukshme pasi do të jenë në pjesën e pasme të veshëve, të fshehura nga palat e lëkurës.


Kur do e shikoj rezultatin përfundimtar?

Kjo ndërhyrje ka një periudhë rikuperimi të shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së veshëve, rezultati konsiderohet përfundimtar 6 – 10 muaj pas operacionit.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së fashove kryhen 1 — 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas ndërhyrjes.
  • Mbajtja e fashaturës mjekësore për 7 ditë.
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë, deri në heqjen e fashës mjekësore.
  • Zëvendësimi i fashës mjekësore me atë sportive dhe mbajtja e kësaj të fundit për 20 ditë.
  • Heqja e penjve (në rastet kur nuk janë të absorbueshëm) pas 8 – 10 ditësh.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.

Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të përfunduar të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Kur mund të udhëtoj me avion?

Mund të udhëtohet me avion 2 – 3 ditë pas operacionit, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që të përfundojë me sukses periudha e rikuperimit.


I kam bëre veshët në një klinikë tjetër, por nuk jam e kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


A mund të kryej ndërhyrjen gjatë shtatzënisë?

Jo, nuk këshillohet të kryhet gjatë shtatzënisë pasi barnat e anestezisë dhe antibiotikët mund t’i shkaktojnë dëme fetusit.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam duke i dhënë gji fëmijës?

Po, mund të kryhet duke ndjekur rekomandimet përkatëse të mjekut. Specifikisht ditën e ndërhyrjes nuk duhet ushqyer me gji fëmija dhe në ditët në vijim, fëmija duhet ushqyer para se të merret antibiotiku.


Sa kohë pas lindjes mund ta bëj ndërhyrjen?

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet 6 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha e rikuperimit pas lindjes.


Si është rikuperimi pas operacionit?

Rikuperimi është i shpejtë, hematomat dhe ënjtja te veshët do të largohen gradualisht brenda 10 — 14 ditësh.


A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion 3 ditë pas ndërhyrjes, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj