Mentoplastika
Mentoplastika
Ku konsiston ndërhyrja e mentoplastikës?

Mentoplastika konsiston në korrigjimin e mjekrës së zgjatur, duke shkurtuar pjesën kockore të majës së saj, ose në zgjatjen e mjekrës së futur, duke vendosur një protezë të vogël silikoni. Procedura kryhet me prerje në pjesën e brendshme të buzës së poshtme dhe nuk ka shenja të dukshme.


Në cilën moshë kryhet rimodelimi i mjekrës?

Procedura për rimodelimin e mjekrës është e mundur të kryhet, pasi të ketë përfunduar maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga mosha 16 vjeç.


Mund ta bëj në çdo periudhë të vitit ndërhyrjen?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Çfarë ekzaminimesh pre-operatore duhet të kryej?

Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).


Me çfarë anestezie kryhet ndërhyrja?

Ndërhyrja kryhet me anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj ndërhyrje është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur qe edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.


Sa kohë zgjat ndërhyrja?

Kohëzgjatja mesatare e ndërhyrjes varion 45 — 60 minuta.


Kur duhet të kthehem në punë?

Në punë mund të riktheheni rreth 5 ditë pas ndërhyrjes, por gjithmonë duke treguar kujdes maksimal me konsumimin e ushqimeve.


Kur do e shikoj rezultatin përfundimtar?

Kjo ndërhyrje ka një periudhë rikuperimi të shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes të së jashtme dhe rezultati mund të konsiderohet përfundimtar 2 — 4 muaj pas ndërhyrjes.


Mbeten shenja?

Gjatë ndërhyrjes realizohet një prerje në pjesën e brendshme të kavitetit oral, i padukshëm nga pamja e jashtme.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së penjve kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas ndërhyrjes.
  • Konsumimi i ushqimeve të buta dhe të freskëta ditët e para pas ndërhyrjes .
  • Mjekime çdo 3 ditë me staffin mjekësor të klinikës.
  • Evitimi i traumave të mundshme në zonën e fytyrës.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.

Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të mbyllur të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion minimumi 3 ditë pas ndërhyrjes, por duhet planifikuar ndjekja e mjekimeve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që të përfundojë me sukses periudha e rikuperimit.


E kam bërë mentoplastikën në një klinikë tjetër, por nuk jam e kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


A mund të kryej ndërhyrjen gjatë shtatzënisë?

Jo, nuk këshillohet të kryhet gjatë shtatzënisë pasi barnat e anestezisë dhe antibiotikët mund t’i shkaktojnë dëme fetusit.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam duke i dhënë gji fëmijës?

Po, mund të kryhet duke ndjekur rekomandimet përkatëse të mjekut. Specifikisht ditën e ndërhyrjes nuk duhet ushqyer me gji dhe në ditët në vijim fëmija duhet ushqyer para se të merret antibiotiku.


A është një ndërhyrje që shoqërohet me dhembje?

Zakonisht dhembja është shumë e lehtë dhe mëse e durueshme dhe mund të trajtohet lehtësisht me barna kundër dhembjeve.


Si është rikuperimi pas operacionit?

Rikuperimi është i shpejtë dhe pa dhembje. Hematomat dhe ënjtjet largohen gradualisht brenda 5 – 10 ditësh.


Sa duhet të qëndroj në klinikë?

Rekomandohet të qëndrohet një natë në klinikë, nën kujdesin e staffit mjekësor.


Sa shpesh realizohet mjekimi i plagëve?

Mjekimet kryhen çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.


Kur hiqen penjtë?

Heqja e penjve (kur nuk janë të absorbueshëm) kryhet pas 7 – 10 ditësh.


Kur mund të rifilloj aktivitetin fizik?

Aktivitetin fizik mund ta rifilloni 2 – 3 muaj pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal për mbrojtjen e mjekrës nga traumat.


Sa kohë pas lindjes mund ta bëj ndërhyrjen?

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet rreth 6 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha totale e rikuperimit pas lindjes.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj