Liposkulptura
Liposkulptura
Në çfarë konsiston liposkulptura?

Liposkulptura konsiston në heqjen e dhjamit të grumbulluar në disa zona të trupit si barku, beli, shpina, vithet, kofshët, gjunjët, etj. Kjo arrihet duke thithur shtresat e tepërta të dhjamit të depozituara në pjesë të ndryshme të trupit, me shenja shumë të vogla (3 — 5 mm) e pothuajse të padukshme. Me një liposkulpturë, mesatarisht mund të hiqen deri 3 — 4 litra dhjamë të depozituar nën lëkurë ndërsa, në raste të veçanta, kur sasia e dhjamit është e madhe, mund të hiqen deri në 6 litra. Sipas nevojës dhe dëshirës së pacientit, sasia e dhjamit e mbledhur gjatë liposucionit mund të injektohet (lipofilling) në zonën e vitheve. Nëse akumulimi i dhjamit është i shoqëruar me një varje të dukshme të lëkurës së barkut, mund t’ju sugjerohet kombinim i liposkulpturës me rimodelimin e barkut.


Në cilën moshë kryhet ndërhyrja?

Procedura e liposkulpturës është e mundur pasi të ketë ndodhur maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga moshat 18 — 20 vjeç.


Çfarë ekzaminimesh pre-operatore duhet të kryej?

Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).


Me çfarë anestezie kryhet ndërhyrja?

KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrje është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.


Sa kohë zgjat ndërhyrja?

Kohëzgjatja e ndërhyrjes varion 2 – 4 orë, në varësi të zonave që trajtohen.


A është një ndërhyrje që shoqërohet me dhembje?

Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta e mëse të durueshme.


Sa kohë duhet të qëndroj në spital?

Rekomandohet 1 — 2  netë qëndrimi në klinikë, nën monitorimin e staffit mjekësor.


Sa shpesh kryhen mjekimet?

Rekomandohet kryerja e mjekimeve çdo 3 — 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.


Kur hiqen penjtë?

Heqja e penjve kryhet mesatarisht 7 — 10 ditë pas ndërhyrjes.


Kur mund të kthehem në punë?

Mund të ktheheni në punë 7 – 10 ditë pas operacionit, por duke treguar kujdes maksimal nga traumat.


Kur mund të shkoj në palestër?

Rekomandohet shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2  javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes dhe rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.


Mbeten shenja?

Mund të mbeten shenja të vogla 3 — 5 mm, pothuajse të padukshme, në zonat ku janë futur kanjulat e liposucionit.


Kur mund ta shikoj rezultatin përfundimtar?

Kjo ndërhyrje ka një periudhë të shpejtë rikuperimi, me një përmirësim gradual të pamjes së zonave të trajtuara dhe rezultati konsiderohet përfundimtar 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.


Është i përhershëm rezultati?

Rezultatet e operacionit të liposkulpturës janë pothuajse të përhershme, në rast se vazhdohet të mbahet një regjim ushqimor i rregullt (duke marrë parasysh edhe plakjen fiziologjike të organizmit).


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së penjve, kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në një muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 — 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbahen veshje body elastike të posaçme për 4 javë pas operacionit.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
  • Mjekimi i plagëve çdo 3 – 4 ditë me staffin e klinikës.
  • Heqja e penjve 8 – 10 ditë pas ndërhyrjes.

Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të përfunduar të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion të paktën 5 – 7 ditë pas operacionit, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.


E kam bërë liposkulpturën në një klinikë tjetër, por nuk jam e kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


Sa kohë pas lindjes mund ta kryej ndërhyrjen?

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet rreth 9 – 12 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha totale e rikuperimit pas lindjes.


Çfarë mund të bëhet me dhjamin e aspiruar?

Sipas nevojës dhe dëshirës së pacientit, sasia e dhjamit e mbledhur gjatë liposucionit mund të injektohet (lipofilling) në zonën e vitheve. Nëse akumulimi i dhjamit është i shoqëruar me një varje të dukshme të lëkurës së barkut, mund t’ju sugjerohet kombinim i liposkulpturës me rimodelimin e barkut.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam shtatzënë?

Jo, ndërhyrja nuk rekomandohet të kryhet gjatë shtatzënisë sepse barnat dhe antibiotikët mund t’i shkaktojnë dëme fetusit.


Të pres derisa të përfundoj të gjitha shtatzënitë dhe pastaj të kryej liposkulpturën?

Jo, varet nga zgjedhja juaj. Ndërhyrja mund të kryhet edhe nëse keni plane për shtatzëni të tjera. Pasi të kryeni ndërhyrjen është e rëndësishme që të mbani një regjim të rregullt ushqimor dhe fizik, në mënyrë që të shmangni krijimin e dhjamit dhe lëkurës së tepërt.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, mund të kryhet sipas rekomandimeve të mjekut përgjegjës. Në veçanti, ditën e ndërhyrjes fëmija nuk duhet ushqyer me gji dhe në ditët në vazhdim fëmija duhet të ushqehet para marrjes së antibiotikëve. Duhet patur parasysh që ndërhyrja mund të kryhet rreth 9 – 12 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar e gjithë periudha e rikuperimit pas lindjes.


A mund ta kryej ndërhyrjen në çdo periudhë të vitit?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Si është rikuperimi pas operacionit?

Rikuperimi është i shpejtë dhe pa dhembje. Hematomat dhe ënjtjet largohen gradualisht brenda 10 – 15 ditësh.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj