Lifting i vetullave
Lifting i vetullave
Ku konsiston kjo ndërhyrje?

Lifting i vetullave është një ndërhyrje estetike që konsiston në ngritjen e vetullës dhe tërheqjen e lëkurës në pjesën sipër-anash syve, duke përmirësuar kështu ekspresivitetin e mimikës. Kjo ndërhyrje realizohet përmes një prerje të vogël afër rrënjës së flokëve, bëhet shkolitja dhe tërheqja e lëkurës për të ngritur vetullën dhe për t’i dhënë një pamje më rinore dhe pa rrudha asaj zone. Përmirësohet ndjeshëm paraqitja e ballit, vetullave dhe zona rreth syve.


Cilat janë analizat pre-operatore që duhet të kryej përpara ndërhyrjes?

Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).


Çfarë anestezie përdoret?

KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrje është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.


Si realizohet ndërhyrja?

Ky operacion realizohet përmes një prerje të vogël afër rrënjës së flokëve, bëhet shkolitja dhe tërheqja e lëkurës për të ngritur vetullën dhe për t’i dhënë një pamje më rinore dhe pa rrudha asaj zone.


Sa zgjat ndërhyrja?

Ndërhyrja zgjat 1.5 – 2 orë.


Sa kohë duhet të qëndroj në spital?

Është e nevojshme të qëndroni një natë në klinikë, nën kujdesin e staffit mjekësor.


Ka dhembje?

Ndërhyrja kryhet me anestezi gjenerale totalisht endovenoze, prandaj gjatë ndërhyrjes nuk ndjen aspak dhembje. Gjithashtu, pas operacionit nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta dhe mëse të durueshme.


A duhet të bëj mjekime pas ndërhyrjes?

Rekomandohen mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në heqjen e fashës mjekësore (2 – 3 javë).


Pas sa kohësh do të më duhet të heq penjtë?

Heqja e penjve varion 10 – 20 ditë, sipas zonave.


Kur mund të kthehem në punë?

Rikthimi në punë rekomandohet të jetë afërsisht një javë pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal ndaj traumave.


Kur do e shikoj rezultatin final?

Kjo ndërhyrje ka një periudhë rikuperimi të shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së vetullave, rezultati konsiderohet përfundimtar 6 muaj pas operacionit.


Është i përhershëm rezultati?

Teorikisht, rezultatet e arritura, në varësi të moshës kur kryhet ndërhyrja, janë të përhershme, por për shkaqe fiziologjike të procesit të plakjes ato do të zgjasin të paktën 10 – 15 vjet.


A do mbeten shenja?

Mund të mbeten shenja të vogla, të zbehta në kokë, të cilat janë të padukshme pasi do të jenë të fshehura nga flokët.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas ndërhyrjes.
  • Fjetja me kokën lehtësisht të ngritur.
  • Përdorimi i kompresave të ftohta për të lehtësuar dhembjen dhe ënjtjen.
  • Të shmangen sforcimet dhe lëvizjet e tepruara javët e para pas ndërhyrjes.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Të shmanget lyerja apo permanenti i flokëve për një periudhë 6 javore.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.

A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion disa ditë pas ndërhyrjes, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.


Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të mbyllur të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


E kam bërë lifting të vetullave në një klinikë tjetër, por nuk jam e kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


A mund të kryej ndërhyrjen gjatë shtatzënisë?

Jo, nuk këshillohet të kryhet gjatë shtatzënisë pasi barnat e anestezisë dhe antibiotikët mund t’i shkaktojnë dëme fetusit.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam duke i dhënë gji fëmijës?

Po, mund të kryhet duke ndjekur rekomandimet përkatëse të mjekut. Specifikisht ditën e ndërhyrjes nuk duhet ushqyer me gji fëmija dhe në ditët në vijim, fëmija duhet ushqyer para se të merret antibiotiku.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së penjve kryhen 1 — 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Kur duhet të rifilloj aktivitetin fizik?

Aktivitetin fizik mund ta rifilloni 1 muaj pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal nga traumat.


Në cilën moshë mund të kryhet kjo ndërhyrje?

Procedura e lifting të vetullave është e mundur, pasi të ketë përfunduar maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga mosha 18 vjeç.


A mund ta kryej ndërhyrjen në çdo periudhë të vitit?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Sa kohë pas lindjes mund ta bëj ndërhyrjen?

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet rreth 6 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha totale e rikuperimit pas lindjes.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj