Lifting i gjoksit
Lifting i gjoksit
Ku konsiston lifting i gjoksit?

Lifting i gjoksit konsiston në eliminimin e lëkurës së tepërt dhe në ngritjen e gjëndrës së gjirit në pozicionin e saj natyral, duke i rikthyer origjinalitetin dhe bukurinë. Kjo procedurë ka si qëllim rimodelimin e gjoksit duke e ngritur dhe përmirësuar formën për t’i dhuruar një pamje më të plotë. Si rrjedhojë gjoksi do të duket më i fortë, voluminoz dhe i bukur duke i rikthyer trupit femëror rininë dhe freskinë e mëparshme.


Kur është e nevojshme të kryhet kjo ndërhyrje?

Kjo ndërhyrje rekomandohet të kryhet në rastet kur, si rrjedhojë e trashëgimisë gjenetike apo akoma më shpesh, me kalimin e viteve, gjoksi ka filluar të boshatiset dhe të varet. Ky fenomen ndodh edhe në moshë të re, si pasojë e shtatzënive dhe ushqyerjes së foshnjës me qumësht gjiri. Nën ndikimin hormonal gjatë shtatzënive dhe më pas, gjatë ushqyerjes me gji të foshnjës, gjoksi fryhet dhe rritet si dimension. Lëkura që mbulon gjëndrën mamare tërhiqet, tendoset dhe gradualisht humbet elasticitetin e saj nën influencën e peshës së gjirit. Pasi ndërpritet ushqyerja me qumësht e fëmijës dhe përfundon stimulimi hormonal, gjoksi humbet madhësinë e fituar dhe boshatiset. Lëkura, tashmë e tendosur dhe jo elastike, nuk arrin të kryejë funksionin e saj mbajtës, nuk rifiton tonicitetin dhe elasticitetin e mëparshëm dhe si rrjedhojë gjoksi paraqitet i varur, i boshatisur dhe me strija. Një tjetër fenomen i ngjashëm me shtatzëninë është edhe humbja e madhe dhe e menjëhershme në peshë, e cila bën që gjoksi të boshatiset dhe varet. Gjithashtu, forca që ushtron graviteti dhe ndryshimet graduale që pëson trupi i femrës me kalimin e viteve, sjellin varjen e gjoksit.


Në cilën moshë kryhet ndërhyrja?

Procedura për lifting të gjoksit është e mundur, pasi të ketë përfunduar maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, mund të kryhet duke nisur që nga mosha 18 — 20 vjeç.


Çfarë ekzaminimesh pre-operatore duhet të bëj?

Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, echo e gjirit, vizita me anestezistin, etj.).


Me çfarë anestezie kryhet ndërhyrja?

KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrje është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.


Sa orë zgjat ndërhyrja?

Kohëzgjatja e ndërhyrjes është afërsisht  2 – 4 orë.


A është një ndërhyrje që shoqërohet me dhembje?

Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta e mëse të durueshme.


Sa kohë duhet të qëndroj në spital?

Rekomandohet të qëndrohet një natë në klinikë nën kujdesin e staffit mjekësor.


Sa shpesh kryhen mjekimet?

Po, rekomandohen mjekime çdo 3 — 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.


Kur hiqen penjtë?

Heqja e penjve bëhet 10 — 15 ditë pas ndërhyrjes (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm).


A mund të bëj aktivitet fizik pas ndërhyrjes?

Rekomandohet shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes dhe rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.


Mbeten shenja?

Mbeten shenja të vogla përreth areolës, një tjetër shenjë vertikale e në disa raste edhe një shenjë horizontale në pjesën e poshtme të gjoksit, të cilat zakonisht janë të holla, të zbehta dhe pothuajse të padukshme.


Kur do e shikoj rezultatin përfundimtar?

Rezultati paraprak shikohet që në momentin kur përfundon ndërhyrja, por për të parë rezultatin përfundimtar është e nevojshme të kalojë edhe periudha e rikuperimit, rreth 4 – 6 muaj.


A është i përhershëm rezultati?

Teorikisht, rezultatet e arritura, në varësi të moshës kur kryhet operacioni, janë të përhershme, por për shkaqe fiziologjike të procesit të plakjes ato do të zgjasin të paktën 10 — 15 vjet.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së penjve kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas ndërhyrjes.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 — 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbajtja e reçipetave sportive për 1 muaj.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
  • Heqja e drenave 24 – 48 orë pas ndërhyrjes (në ato raste kur vendosen).
  • Mjekimi i plagëve çdo 3 – 4 ditë me staffin e klinikës.

Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të përfunduar të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion një javë pas ndërhyrjes, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses.


Kam bërë lifting të gjoksit në një klinikë tjetër, por nuk jam e kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


Është e mundur të ulet sërish gjoksi pas një shtatzënie?

Teorikisht, rezultatet e arritura, në varësi të moshës kur kryhet ndërhyrja, janë të përhershme, por për shkaqe fiziologjike të procesit të plakjes apo pas një shtatzënie, gjoksi mund të ketë tendencën të varet. Megjithatë, asnjëherë nuk rikthehet në gjendjen fillestare.


Mund ta ushqej fëmijën me gji pas ndërhyrjes?

Normalisht kjo ndërhyrje kirurgjikale nuk ndikon negativisht në aftësinë e ushqyerjes me gji, por në varësi të gjendjes fillestare të gjoksit dhe teknikës së aplikuar, në disa raste mund të mos jetë e mundur ushqimi me qumësht gjiri.


Kur mund të rifilloj aktivitetin fizik?

Rekomandohet shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes dhe rifillimi gradual i aktivitetit fizik 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.


Protezat kanë garanci të përjetshme?

Ne aplikojmë proteza me garanci të përjetshme dhe jetëgjatësia e tyre konsiderohet e përhershme (duke respektuar moshën në të cilën është kryer ndërhyrja). Gjoksit nuk do t’i preket anatomia e tij natyrore dhe ndryshimet që do të pësojë ai me kalimin e kohës, mund t’ju shtyjnë ju vetë të kërkoni një rimodelim të tij dhe një ndërrim eventual të protezës, por të paktën 10 – 15 vjet pas operacionit të parë. Megjithatë, shumica e femrave janë të kënaqura me rezultatin e tyre edhe 30 vjet pas operacionit.


Kur mund të kthehem në punë?

Mund të kthehesh në punë rreth 10 – 15 ditë pas operacionit, por duke treguar kujdes maksimal nga traumat.


Si është rikuperimi pas operacionit?

Rikuperimi është i shpejtë dhe pa dhembje. Hematomat dhe ënjtjet largohen gradualisht brenda 10 – 15 ditësh, duke arritur përmirësim gradual të pamjes së gjinjve. Rezultati konsiderohet final 4 – 6 muaj pas opercionit.


A mund ta kryej ndërhyrjen në çdo periudhë të vitit?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam shtatzënë?

Jo, ndërhyrja nuk rekomandohet të kryhet gjatë shtatzënisë sepse barnat dhe antibiotikët mund t’i shkaktojnë dëme fetusit.


A mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam duke ushqyer me gji?

Jo, nuk rekomandohet të kryhet kjo ndërhyrje gjatë periudhës së ushqyerjes me gji.


Sa kohë pas lindjes mund ta kryej ndërhyrjen?

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet rreth 6 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha totale e rikuperimit pas lindjes. Në rastet e ushqyerjes me gji, ndërhyrja rekomandohet të kryhet jo më herët se 9 – 12 muaj, pasi të ketë përfunduar ushqyerja me gji


Në rast se proteza dëmtohet pas disa vitesh, çfarë garancie ofron KEIT?

Në raste të rralla, kur vihet re dëmtim i protezave, KEIT ofron zëvendësimin e të dyja protezave, duke mbuluar të gjitha shpenzimet, si koston e protezave ashtu edhe ato të ndërhyrjes, për të gjithë jetën.


A mund të bëj lifting vetëm për njërin gjoks?

Po, sipas rastit mund të jetë e nevojshme ndërhyrja për të dy gjinjtë ose vetëm për njërin, për të ruajtur simetrinë.


Çfarë protezash përdoren?

Protezat e përdorura për këtë ndërhyrje kirurgjikale janë të mbushura me xhel koeziv silikoni, një material i sigurt, i cili jo vetëm që garanton një formë të bukur anatomike të gjoksit, por jep edhe një ndjesi shumë të natyrshme në prekje. Sot, pas mbi 50 viteve kërkimesh dhe eksperiencë në operacionet e miliona femrave, ekziston siguria absolute e rezultatit të këtyre protezave të gjeneratës së fundit. KEIT përdor proteza me xhel koeziv silikoni të markave Arion (prodhuar në Francë) dhe Mentor (prodhuar në SHBA).


Mundet që protezat e gjoksit të rrisin rrezikun për kancerin e gjirit?

Eshtë provuar tashmë shkencërisht që ndërhyrja në gjoks dhe vendosja e protezave nuk rrit rrezikun për kancer të gjirit, nuk ndryshon integritetin e gjëndrave të qumështit dhe mundësinë e ushqyerjes me gji të fëmijës dhe nuk prek funksionimin e sistemit imunitar të organizmit.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Nëse kemi kiste të vogla dhjamore jo të dëmshme, a është i mundur realizimi i lifting të gjoksit?

Nëse është e mundur, gjatë operacionit mund të heqim edhe kistet.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj