Labioplastika
Labioplastika
Ku konsiston labioplastika?

Labioplastika është ndërhyrje kirurgjikale estetike e cila përmirëson formën e buzëve të mëdha ose të vogla (pjesë e organit gjenital femëror). Kjo ndërhyrje kryhet në rastet kur personi ndjen diskomfort fizik ose thjesht për çështje estetike.


Në cilën moshë mund ta kryej ndërhyrjen?

Procedura e labioplastikës është e mundur të kryhet pasi të ketë ndodhur maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga moshat 18 — 20 vjeç.


Çfarë ekzaminimesh pre-operatore duhet të kryej?

Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).


Me çfarë anestezie kryhet ndërhyrja?

Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale e sedacion.


Sa kohë zgjat ndërhyrja?

Kohëzgjatja e ndërhyrjes varion nga 30 — 60 minuta, në varësi të zonave që trajtohen.


A është një ndërhyrje që shoqërohet me dhembje?

Përgjigjja e pyetjes: Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta e mëse të durueshme.


Sa kohë duhet të qëndroj në spital?

Rekomandohet të qëndrohet disa orë në klinikë nën kujdesin e staffit mjekësor të KEIT.


Sa shpesh kryhen mjekimet?

Rekomandohen mjekime çdo  3 — 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.


Kur hiqen penjtë?

Heqja e penjve kryhet mesatarisht 8 — 10 ditë pas ndërhyrjes.


Kur mund të rikthehem në punë?

Rikthimi në punë, zakonisht rekomandohet 1 – 2 ditë pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal për të mbrojtur zonat e trajtuara nga traumat.


Mbeten shenja?

Mund të mbeten shenja të vogla, pothuajse të padukshme, në zonat ku janë bërë prerjet.


Është i përhershëm rezultati?

Po, rezultati është i përhershëm.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së penjve, kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Ruajtja e higjienës personale.
  • Shmangia e kontaktit seksual deri në shërim të plotë të plagës.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
  • Përdorimi i antibiotikëve oralë zakonisht deri 5 ditë pas ndërhyrjes.
  • Mjekimi i plagëve çdo 3 – 4 ditë me staffin e klinikës.
  • Heqja e penjve 7 – 14 ditë pas ndërhyrjes.

Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të përfunduar të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë.


A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion të paktën 5 – 7 ditë pas operacionit, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.


E kam bërë labioplastikën në një klinikë tjetër, por nuk jam e kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


Sa kohë pas operacionit mund të kryej marrëdhënie seksuale?

Duhet të shmangni kontaktin seksual deri në shërimin e plotë të plagëve, 15 — 30 ditë.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Si është rikuperimi pas operacionit?

Rikuperimi është i shpejtë dhe pa dhembje. Hematomat dhe ënjtjet largohen gradualisht brenda 10 — 14 ditësh.


A mund ta kryej ndërhyrjen në çdo periudhë të vitit?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Sa kohë duhet të mbahen fashot mjekësore?

Fashot mjekësore mbahen deri kur të mbyllen plagët dhe kur të hiqen penjtë, zakonisht 8 – 10 ditë pas ndërhyrjes.


Kur mund të rifilloj aktivitetin fizik?

Aktiviteti fizik mund të rifillohet 1 muaj pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal për mbrojtur zonat e trajtuara nga traumat.


Kur mund ta shikoj rezultatin përfundimtar?

Kjo ndërhyrje ka një periudhë të shpejtë rikuperimi, me një përmirësim gradual të pamjes së buzëve dhe rezultati konsiderohet përfundimtar 2 muaj pas ndërhyrjes.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam shtatzënë?

Jo, ndërhyrja nuk rekomandohet të kryhet gjatë shtatzënisë sepse barnat dhe antibiotikët mund t’i shkaktojnë dëme fetusit.


Mund ta kryej ndërhyrjen nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, mund të kryhet sipas rekomandimeve të mjekut përgjegjës. Në veçanti, ditën e ndërhyrjes fëmija nuk duhet ushqyer me gji dhe në ditët në vazhdim fëmija duhet të ushqehet para marrjes së antibiotikëve. Duhet patur parasysh që ndërhyrja mund të kryhet rreth 9 – 12 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar e gjithë periudha e rikuperimit pas lindjes.


Sa kohë pas lindjes mund ta kryej ndërhyrjen?

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet rreth 6 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha totale e rikuperimit pas lindjes.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj