Gjinekomastia
Gjinekomastia
Çfarë është gjinekomastia?

Gjinekomastia është një situatë e karakterizuar nga zhvillimi i egzagjeruar i gjëndrave të gjoksit (të përbëra nga ind i gjëndrës dhe dhjamë) te meshkujt. Për rreth 40%  e djemve pas moshës 14 vjeç, është normale të kenë një farë pranie të gjinekomastisë dhe gjoksi mund të jetë disi i zhvilluar, por më pas ai reduktohet në 90% të rasteve. Gjinekomastia mund të paraqitet në dy forma: “e vërtetë” – rritje e gjëndrës së gjoksit me përbërje si ajo e femrës dhe “fallso” apo “pseudo-gjinekomastia” – grumbullim vetëm i dhjamit. Sidoqoftë, shpesh tek i njëjti mashkull janë të pranishëm të dy fenomenet, zhvillimi i egzagjeruar i gjëndrës si dhe grumbullimi i dhjamit. Përveç rasteve të lindura, gjinekomastia mund të shkaktohet edhe nga efektet anësore të disa barnave, abuzimi i alkoolit dhe marijuanës, etj. Shkaqe të tjera të gjinekomastisë mund të jenë edhe çrregullimet endokrine, tumoret dhe disa sëmundje kronike. Shpesh nuk është e mundur të eliminohet gjinekomastia me dietë apo me ushtrime fizike. Në të tilla raste, zgjidhja e preferuar për këtë fenomen është ndërhyrja kirurgjikale, e cila rezulton efikase dhe përfundimtare. Lloji i operacionit ndryshon nëse bëhet fjalë për gjinekomasti të “vërtetë” apo “pseudo-gjinekomasti”. Ndërsa në rastin e parë është e nevojshme të hiqet e gjithë gjëndra e gjoksit e zhvilluar në mënyrë jo-normale, në të dytin preferohet procedura e mikro-liposucionit.


Në cilën moshë kryhet ndërhyrja?

Operacioni i gjinekomastisë mund të kryhet në çdo moshë, pasi të ketë përfunduar zhvillimi fizik i mashkullit duke filluar nga mosha 18 – 20 vjeç.


Çfarë ekzaminimesh pre-operatore duhet të kryej?

Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).


Me çfarë anestezie kryhet ndërhyrja?

KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrje është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.


Sa zgjat ndërhyrja?

Kohëzgjatja e ndërhyrjes është afërsisht 1,5 — 3 orë, në varësi të llojit të gjinekomastisë (e vërtetë apo e rreme).


A është një ndërhyrje që shoqërohet me dhembje?

Nuk ndjen aspak dhembje ose mund të jenë të lehta e mëse të durueshme.


Sa kohë duhet të qëndroj në spital?

Rekomandohet një natë qëndrimi në klinikë nën monitorimin e staffit mjekësor.


Sa shpesh kryhen mjekimet?

Rekomandohen mjekime çdo 3 — 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.


Kur hiqen penjtë?

Heqja e penjve kryhet mesatarisht 8 — 10 ditë pas ndërhyrjes.


Kur mund të kthehem në punë?

Rikthimi në punë rekomandohet afërsisht 5 ditë pas ndërhyrjes, në varësi të punës që ju kryeni, duke treguar kujdes maksimal.


A mund të bëj aktivitet fizik pas ndërhyrjes?

Rekomandohet shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes dhe rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.


Mbeten shenja?

Në gjinekomastinë e “vërtetë” ndërhyrja kryhet me një prerje rreth zonës areolare (kokrra e gjoksit) ndërsa në “pseudo-gjinekomasti” mjafton një vrimë e vogël në anë të gjoksit. Shenjat në të dyja rastet janë pothuajse të padukshme.


Kur mund ta shikoj rezultatin përfundimtar?

Kjo ndërhyrje ka një periudhë të shpejtë rikuperimi, me përmirësim gradual të pamjes së gjoksit dhe rezultati konsiderohet përfundimtar 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.


Është i përhershëm rezultati?

Rezultati përgjithësisht është i përhershëm, sidoqoftë, është e rëndësishme të mbahet një mënyrë jetese e shëndetshme. Rritja e konsiderueshme në peshë, përdorimi i steroideve ose kushte të caktuara mjekësore mund të rezultojnë në përsëritje të gjinekomastisë. Për më tepër, ilaçet që ndikojnë në nivelin e testosteronit gjithashtu mund të ndikojnë në rezultatet tuaja.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së penjve kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për 2 javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 — 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 — 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbahen fasho elastike të posaçme për 4 javë pas ndërhyrjes.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës

Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të përfunduar të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë.


A mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Po, mund të udhëtohet me avion të paktën 3 – 5 ditë pas operacionit, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni, në mënyrë që periudha e rikuperimit të përfundojë me sukses. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.


E kam bërë gjinekomastinë në një klinikë tjetër, por nuk jam i kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.

 

 


Si është rikuperimi pas operacionit?

Rikuperimi është i shpejtë dhe pa dhembje. Hematomat dhe ënjtjet largohen gradualisht brenda 5 – 10 ditësh.


A mund ta kryej ndërhyrjen në çdo periudhë të vitit?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Nëse kemi kiste të vogla dhjamore jo të dëmshme, a është i mundur realizimi i gjinekomastisë?

Nëse është e mundur, gjatë operacionit mund të heqim edhe kistet.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj