Zvogėlimi i gjoksit - Gjinekomastia

Zhvillimi i gjoksit ėshtė njė fenomen fiziologjik normal pėr ēdo vajzė, por edhe tek djemtė nė moshėn e pubertetit, vėrehet njė farė aktiviteti i gjėndrės sė gjoksit i cili, me kalimin e adoleshencės, ndėrpritet deri sa gjėndra zvogėlohet dhe atrofizohet.
Gjinekomastia
ėshtė njė situatė e karakterizuar nga zhvillimi i egzagjeruar i gjėndrave tė gjoksit (tė pėrbėra nga ind i gjėndrės dhe dhjamė) tek meshkujt. Pėr rreth 40% tė djemve pas moshės 14 vjeē, njė farė  pranie e gjinekomastisė ėshtė normale dhe gjoksi mund tė jetė disi i zhvilluar, por mė pas, ai reduktohet nė 90% tė rasteve. Tek meshkujt gjoksi i tė cilėve mbetet voluminoz, nė disa raste edhe shumė evident, kjo situatė mund tė shkaktojė edhe probleme psikologjike dhe relacionale, pasi ndjehen tė prekur nė krenarinė e tyre mashkullore. Korrigjimi i kėtij difekti fizik zgjidh edhe problemet eventuale tė marrėdhėnieve mashkull – femėr. Fryrja e gjoksit mund tė jetė shumė e dukshme dhe e ngjashme me atė tė njė femre.
Gjinekomastia mund tė paraqitet nė dy forma: “e vėrtetė” – rritje e gjėndrės sė gjoksit me pėrbėrje si ajo e femrės dhe “fallso apo pseudo-gjinekomastia” - grumbullim vetėm i dhjamit. Sidoqoftė, shpesh tek i njėjti mashkull janė tė pranishėm tė dy fenomenet, zhvillimi i egzagjeruar i gjėndrės si dhe grumbullimi i dhjamit. Nganjėherė, gjinekomastia mund tė paraqitet nė formė jo - simetrike, pra njė gjoks ėshtė mė i madh se tjetri. Me njė farė shpeshtėsie vėrehen edhe ata meshkuj tė cilėt janė rritur nė peshė, shkak ky i rritjes sė qelizave tė dhjamit edhe nė zonėn e gjoksit dhe, pasi kanė kryer njė dietė tė fortė, u mbetet akoma njė gjoks i madh. Por ka edhe meshkuj tė cilėt kanė njė grumbullim tė dhjamit nė zonėn e gjoksit tė pėrhershme ndoshta edhe me prejardhje gjenetike. Pėrveē rasteve tė lindura, gjinekomastia mund tė shkaktohet edhe nga efektet anėsore tė disa barnave si, terapitė hormonale me estrogjenė, barnat antidepresive, anti - hipertensive, kemioterapia, anabolizantėt, steroidėt, abuzimi i alkolit dhe marijuanės etj. Shkaqe tė tjera tė gjinekomastisė mund tė jenė edhe ērregullimet endokrine, tumoret dhe disa sėmundje kronike.
Nuk ėshtė e mundur tė eliminohet gjinekomastia me dietė apo me ushtrime fizike. Nė tė gjitha rastet, zgjidhja e preferuar pėr kėtė fenomen ėshtė ndėrhyrja kirurgjikale, e cila rezulton efikase dhe pėrfundimtare. Lloji i operacionit ndryshon nėse bėhet fjalė pėr gjinekomasti tė “vėrtetė” apo “pseudo - gjinekomasti”. Ndėrsa nė rastin e parė ėshtė e nevojshme tė hiqet e gjithė gjėndra e gjoksit e zhvilluar nė mėnyrė jo - normale, nė tė dytin mjafton njė mikro - liposucion. Nė gjinekomastinė e “vėrtetė” operacioni kryhet me njė prerje rreth zonės areolare (kokrra e gjoksit) ndėrsa nė pseudo - gjinekomasti mjafton njė vrimė e vogėl nė anė tė gjoksit. Cikatricet nė tė dyja rastet janė pothuajse tė padukshme. Korrigjimi kirurgjikal i gjinekomastisė mund tė kryhet nė ēdo moshė pasi tė ketė pėrfunduar zhvillimi fizik dhe kur mashkulli nuk paraqet probleme tė rėnda shėndetėsore apo psikologjike. Ky operacion do tė ketė rezultate mė tė mira tek ata meshkuj qė kanė lėkurėn tė tonifikuar, elastike dhe qė i pėrshtatet formės sė re tė gjoksit pa u relaksuar. Po ashtu, do tė ishte e kėshillueshme qė personi tė paraqitet pėr operacion pasi tė ketė arritur njė peshė trupore normale qė nuk pėson luhatje tė mėdha.
Kirurgėt e stafit KEIT® sugjerojnė korrigjimin e gjinekomastisė nė rastet kur ka:

  • zhvillim anormal tė gjėndrės sė gjoksit,
  • grumbullim tė tepėrt dhjami nė zonėn e gjoksit,
  • gjoksi i mashkullit ėshtė i ngjashėm me atė tė njė femre,
  • gjinekomastia pėrbėn njė problem psikologjik – relacional pėr mashkullin.


Pėrse Ju duhet tė zgjidhni KEIT®:
  • Tarifa KONKURRUESE, pagesa me kėste, INTERESI 0%.
  • Kirurgė estetikė italianė me pėrvojė dhjetėra vjeēare dhe kompetencė tė lartė profesionale.
  • Operacionet i kryejmė nė klinika private me standarte tė larta nė Shqipėri.
  • Respektim maksimal i KONFIDENCIALITETIT dhe PRIVACY tė ēdo personi. Eventualisht, ofrojmė mundėsinė e operacioneve edhe nė klinika prestigjoze nė Romė.
  • Ēdo person do tė kurohet rregullisht pas operacionit deri nė shėrimin dhe rekuperimin e tij tė plotė.
  • Staf anesteziologjik i specializuar nė Itali qė garanton mbarėvajtjen optimale tė operacionit.
  • Garanci e plotė mbi pastėrtinė, sterilitetin, pėrqindjen shumė tė vogėl tė komplikimeve.
  • Pajisje MODERNE, materiale tė cilėsisė shumė tė lartė, tė markave mė prestigjoze ndėrkombėtare.
  • Trajtime estetike me rezultate optimale sipas standardeve mė tė larta europiane.
  • ĒERTIFIKATE GARANCIE EKSKLUZIVE KEIT®

"KEIT® ofron mundėsinė e pagesave me kėste me INTERES 0% vitin e parė
  dhe kushte shumė tė favorshme vitet nė vazhdim, pa SHPENZIME EKSTRA PER JU."