Rimodelimi i hundės - Rinoplastika

Hunda është një nga pjesët më të dukshme të fytyrës dhe luan një rol të rëndësishëm në harmoninë, bukurinë dhe sensualitetin e saj. Njerëzit e famshëm të cilët i janë drejtuar kirurgut estetik për rimodelimin e hundës së tyre tashmë janë të shumtë. Duke filluar nga politikanët e deri tek aktoret e Hollyvood si Angelina Jolie, Nicole Kidman, Megan Fox etj. Rinoplastika është një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka për qëllim të përmirësojë pamjen estetike të hundës dhe si rrjedhojë të gjithë fytyrës, duke respektuar plotësisht proporcionet dhe harmoninë e saj. Njëkohësisht, mund të korrigjohen edhe difekte funksionale të hundës për përmirësimin e frymëmarrjes. Kjo procedurë shërben për të krijuar simetri në planet e ndryshme të fytyrës dhe për të dhuruar një profil të bukur, duke ruajtur një formë natyrale të hundës. Një ndërhyrje e tillë estetike, shpesh ka një ndjeshmëri të fortë në nivelin psikologjik, pasi eleminon një difekt i cili nuk mund të fshihet dhe shpesh bëhet motiv pasigurie dhe ul vetëvlerësimin.

Koncepti modern i rinoplastikës ndryshon shumë nga ndërhyrjet e kryera në të shkuarën, ku sipas kanoneve tradicionale, kryhej një zvogëlim i përgjithshëm, shpesh i tepruar, i strukturës mbajtëse të hundës. Rezultati ishte një hundë jo - proporcionale dhe e papërshtatshme me karakteristikat somatike të fytyrës së individit. Sot arti i rinoplastikës, objektivi i të cilit është arritja e një rezultati sa më natyral të mundshëm, qëndron mbi të gjitha në respektimin e integritetit funksional të organit (optimizimit të frymëmarrjes nëpërmjet hundës) e në të njejtën kohë në përmirësimin estetik të saj. Vetë pozicioni qendror i hundës në të gjithë fizionominë e fytyrës si dhe dimensionet e saj të vogla, e klasifikojnë këtë operacion si ndër më të komplikuarit në fushën e kirurgjisë estetike. Për këto arsye, kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa - përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Shpesh, këto deformime mbeten të përhershme, plotësisht të dukshme dhe janë praktikisht të pamundura për t’u mbuluar.

Kirurgët estetikë të KEIT® e këshillojnë procedurën e rinoplastikës në rastet kur:

  • hunda është shumë e madhe dhe në diz - proporcion me fytyrën,
  • hunda është me kurriz, e shtrembër ose me hark,
  • hunda është asimetrike për shkak të frakturave të mëparshme,
  • maja e hundës është e madhe, e rënë ose shumë e theksuar, në krahasim me pjesën tjetër të saj,
  • pakënaqësi nga ndërhyrjet e mëparshme rinoplastike.


Pėrse Ju duhet tė zgjidhni KEIT®:
  • Tarifa KONKURRUESE, pagesa me kėste, INTERESI 0%.
  • Kirurgė estetikė italianė me pėrvojė dhjetėra vjeēare dhe kompetencė tė lartė profesionale.
  • Operacionet i kryejmė nė klinika private me standarte tė larta nė Shqipėri.
  • Respektim maksimal i KONFIDENCIALITETIT dhe PRIVACY tė ēdo personi. Eventualisht, ofrojmė mundėsinė e operacioneve edhe nė klinika prestigjoze nė Romė.
  • Ēdo person do tė kurohet rregullisht pas operacionit deri nė shėrimin dhe rekuperimin e tij tė plotė.
  • Staf anesteziologjik i specializuar nė Itali qė garanton mbarėvajtjen optimale tė operacionit.
  • Garanci e plotė mbi pastėrtinė, sterilitetin, pėrqindjen shumė tė vogėl tė komplikimeve.
  • Pajisje MODERNE, materiale tė cilėsisė shumė tė lartė, tė markave mė prestigjoze ndėrkombėtare.
  • Trajtime estetike me rezultate optimale sipas standardeve mė tė larta europiane.
  • ĒERTIFIKATE GARANCIE EKSKLUZIVE KEIT®

"KEIT® ofron mundėsinė e pagesave me kėste me INTERES 0% vitin e parė
  dhe kushte shumė tė favorshme vitet nė vazhdim, pa SHPENZIME EKSTRA PER JU."