E kush nuk do tė dėshironte tė kishte njė trup tė derdhur, me forma harmonike dhe sensuale? Pėr fat tė keq, jo gjithmonė ėshtė e mundur. Njė regjim alimentar jo i rregullt, njė jetė frenetike, pa aktivitet fizik dhe me stres apo edhe trashėgimia, shkaktojnė depozitime tė dhjamit dhe celulitit nė zona tė padėshiruara tė trupit, duke krijuar kėshtu deformime tė ndryshme. Dhjami i depozituar nėn lėkurė ėshtė shumė i vėshtirė pėr tu hequr me anė tė dietės dhe aktivitetit fizik, tė cilėt shpesh, kanė si pasojė edhe humbje tė dhjamit nė zona tė tjera tė trupit apo edhe fytyrės, ku format e rrumbullakosura japin hijeshi dhe bukuri. Ėshtė vėrtetuar tashmė se, pas pubertetit (14 16 vjeē), trupi ynė nuk prodhon mė qeliza dhjami pra, kur shton peshė pas kėsaj moshe, ka njė rritje tė vėllimit tė qelizave dhe jo tė numrit tė tyre.
Liposkulptura heq pėrgjithmonė qelizat dhjamore dhe pėrmirėson formėn dhe siluetėn e trupit. Njė shtim nė peshė pas operacionit, shkakton njė "zmadhim" tė qelizave tė mbetura, por akumulimi i qelizave tė reja qė ishte i pranishėm para operacionit dhe qė kishte deformuar trupin, nuk riformohet mė. Rezultatet e operacionit tė liposkulpturės janė tė pėrhershme, nė rast se vazhdohet tė mbahet njė regjim alimentar i rregullt. Qėllimi i ndėrhyrjes sė liposkulpturės ėshtė heqja e dhjamit tė grumbulluar nė disa zona tė trupit si barku, beli, vithet, kofshėt, gjunjėt, etj. Kjo arrihet duke thithur shtresat e tepėrta tė dhjamit tė depozituara nė pjesė tė ndryshme tė trupit, pa shkaktuar shenja tė dukshme. Teknikat e reja, tė praktikuara nga kirurgė ekspertė dhe nė klinika dhe spitale me pajisjet e duhura, janė tė sigurta dhe pa efekte anėsore tė dėmshme pėr trupin e njeriut. Deri dje, shtresa dhjamore mė sipėrfaqėsore me njė trashėsi prej rreth 1 cm, nuk thithej pėr tė ruajtur butėsinė natyrore nė sipėrfaqen e lėkurės dhe pėr tė evituar krijimin e vrimave dhe depresioneve. Duke pėrdorur mikro - kanjulat e reja, tė ndryshme nga ato tradicionalet, mund tė ndėrhyhet dhe nė kėtė shtresė. Liposkulptura nuk ėshtė njė kurė pėr obezitetin apo mbipeshėn. Bėhet fjalė pėr njė ndėrhyrje kirurgjikale pėr persona me peshė trupore normale, tė cilėt kanė depozita dhjamore rezistente ndaj dietave dhe stėrvitjes fizike.
Shpesh, trupi i cili do tė rimodelohet ka dhjamė tė tepėrt dhe deformime tė shkaktuara nga celuliti. Pėr shembull, ndonjėherė, edhe nė prani tė kofshėve tė bėshme, vithet janė tė rėna pa formėn e tyre tė rumbullakosur dhe sensuale. Nėse ju nuk dėshironi tė kryeni njė operacion pėr vendosjen e protezave tė vitheve, gjendja mund tė pėrmirėsohet me LIPOSTRUKTURIM. Indet dhjamore tė marra nga anėt e kofshėve thithen nė mėnyrė tė pėrshtatshme, pėrpunohen, filtrohen dhe ri - injektohen nė zonėn e vitheve pėr rrumbullakosjen e formės. Lipostruktura rezulton tė jetė e dobishme edhe nė rastet e njė liposucioni tė mėparshėm, i kryer nga kirurgė jo - ekspertė, me rezultate tė dobėta, qė ka lėnė si pasojė edhe deformime tė indeve. Nėse akumulimi i dhjamit ėshtė i shoqėruar me njė varje tė dukshme tė lėkurės sė barkut, mund tju sugjerohet, si alternativė ose si kombinim, liposkulptura e shoqėruar me abdominoplastikė ose mini - abdominoplastikė(lexo edhe "Rimodelimi i barkut").
Procedura e liposkulpturės ėshtė e mundur pasi tė ketė ndodhur maturimi normal fizik dhe pėr kėtė arsye, nė pėrgjithėsi, nuk ka kundėr - indikim duke nisur qė nga moshat 18 - 20 vjeē. Stafi i KEIT®, duke u bazuar nė protokollet mė etike tė pėrgjegjėsisė sociale nė kirurgjinė estetike, REFUZON KĖTĖ LLOJ NDĖRHYRJE KIRURGJIKALE TEK TĖ MITURIT.
Kirurgėt estetikė KEIT® rekomandojnė liposkulpturėn kur keni:
"KEIT® ofron mundėsinė e pagesave me kėste me INTERES 0% vitin e parė
dhe kushte shumė tė favorshme vitet nė vazhdim, pa SHPENZIME EKSTRA PER JU."