Question 1
Pёrshёndetje, jam Ida 20 vjeç dhe kam dёshirё tё zmadhoj gjoksin. Lexova shumё informacione tё detajuara tek siti juaj, rreth operacionit si dhe rreth protezave. Kam dёgjuar qё protezat e silikonit rrezikojnё tё çahen gjatё udhёtimeve me aeroplan. Ёshtё e vёrtetё?
Read answer

Question:

Pёrshёndetje, jam Ida 20 vjeç dhe kam dёshirё tё zmadhoj gjoksin. Lexova shumё informacione tё detajuara tek siti juaj, rreth operacionit si dhe rreth protezave. Kam dёgjuar qё protezat e silikonit rrezikojnё tё çahen gjatё udhёtimeve me aeroplan. Ёshtё e vёrtetё?

Answer:

Pёrshёndetje Ida dhe faleminderit pёr interesimin dhe pyetjen. Nuk ёshtё hera e parё qё na e bёjnё kёtё pyetje edhe gjatё konsultave. Pёr fat tё mirё, nuk ёshtё aspak e vёrtetё qё protezat e gjoksit rrezikojnё tё çahen gjatё fluturimeve me aeroplan. Nuk rrezikojnё tё çahen as gjatё hedhjeve me parashutё (pёr ato femra qё praktikojnё kёtё sport ekstrem). Nё vitin 1997, njё show – girl italiane, Carmen Di Pietro, e cila kishte zmadhuar gjoksin me proteza silikoni, pёr tё tёrhequr vёmendjen e publikut dha njё intervistё ku deklaroi qё, gjatё njё udhёtimi me avion ndjeu njё si “kёrcitje” dhe varje tё gjoksit si pasojё e çarjes sё protezave. Kjo deklaratё e saj, pёr fat tё keq, e marrё si e mirёqenё, e zmadhuar dhe e fryrё nga gazetarёt si “lajm sensacional”, ngeli nё histori.
Kabinat e aeroplanёve janё tё presurizuara, pёr tё ruajtur kёshtu njё presion atmosferik normal pёr organizmin e pasagjerёve qё udhёtojnё dhe nuk ёshtё e mundur qё ndryshimi i presionit gjatё uljes apo ngritjes sё avionit tё shkaktojё dёme trupit tё njeriut dhe as tё çajё protezat e gjoksit. SIgurisht, pas prodhimit protezat e silikonit kalojnё njё seri kontrollesh rigoroze, u nёnshtrohen sterilizimit dhe trysnive tё larta. Pёrveç kёsaj, tё mos harrojmё se pёrpara pёrdorimit nё operacione tё ndryshme, udhёtojnё nёpёr tё gjithё botёn nё kabina tё pa presurizuara tё avionёve qё trasportojnё mallra.
Pёr fat tё mirё, Carmen Di Pietro nuk ka pёsuar aspak çarje tё protezave nё aeroplan dhe historia e saj mbeti vetёm njё LEGJENDЁ METROPOLITANE.

Question 2
Jam njё vajzё nga Tirana dhe kam fryrё buzёt nё njё qendёr estetike para 2 vitesh me njё acid qё nuk ja mbaj mend emrin. Aktualisht i kam akoma goxha tё fryra. Desha tё di, ju çfarё materiali pёrdorni pёr fryrjen e buzёve dhe sa zgjat efekti?
Read answer

Question:

Jam njё vajzё nga Tirana dhe kam fryrё buzёt nё njё qendёr estetike para 2 vitesh me njё acid qё nuk ja mbaj mend emrin. Aktualisht i kam akoma goxha tё fryra. Desha tё di, ju çfarё materiali pёrdorni pёr fryrjen e buzёve dhe sa zgjat efekti?

Answer:

Pёrshёndetje, nёse tё kanё thёnё qё kanё pёrdorur “acid”, besoj se bёhet fjalё me siguri pёr acidin hialuronik, i cili ёshtё i vetmi i rekomanduar pёr fryrjen e buzёve apo edhe trajtimet e tjera tё fytyrёs, pasi nuk ёshtё produkt sintetik, por njё substancё qё e pёrmban organizmi i njeriut. Efekti i acidit hialuronik zgjat mesatarisht 4 – 8 muaj, ndaj, pёr kёtё arsye, nuk besoj se tek ti kanё pёrdorur kёtё produkt, ose mund ta kenё pёrzier edhe me substanca tё tjera sintetike si silikoni. Sugjeroj tё bёsh shumё kujdes kur bёn trajtime tё tilla estetike. Silikoni, radiesse, aquamid etj., ёshtё e vёrtetё qё mund tё kenё efekt qё zgjat pёr njё kohё shumё tё gjatё, apo edhe gjithё jetёn, por, duke qenё materiale sintetike, organizmi i njeh si tё huaja dhe mund tё reagojё me reaksione infamatore lokale, si formim granulomash dhe deformime, tё cilat mund tё mbeten pёr gjithё jetёn. Pёrveç kёsaj, meqё nuk absorbohen nga organizmi, nuk ka garanci qё mbeten pёrgjithmonё nё zonat e injektuara. Mund tё spostohen, duke krijuar deformime tё ndryshme nё buzё dhe fytyrё, tё cilat mund tё shfaqen edhe pas shumё kohe nga trajtimi.
Shumё vajza, sidomos tё reja nё moshё, dёshirojnё qё t’i fryjnё buzёt dhe tё ruajnё tё njёjtёn formё pёr gjithё jetёn. Ne nuk e kёshillojmё diçka tё tillё, pasi edhe njё fustan, sado i bukur qё tё jetё, nuk vishet njё herё nё trup dhe mbahet gjithё jetёn. Forma, fizionomia e fytyrёs dhe pёr mё tepёr edhe shijet e çdo personi, ndryshojnё me kalimin e viteve. Buzё tё cilat mund tё jenё nё harmoni me fytyrёn e re dhe lёkurёn e lёmuar sot, ndoshta nuk do tё duken aq bukur pas shumё vitesh. Po ashtu, sot ndoshta tё pёlqejnё tё fryra dhe me njё formё tё caktuar, por kush tё garanton qё do tё pёlqejnё pёrsёri edhe nesёr?! I njёjti problem ndodh edhe me tatuazhet. Shpesh personat qё i kanё pikturuar nё trupin e tyre, pas njё farё kohe, pendohen dhe dёshirojnё t’i heqin, por pёr fat tё keq, jo gjithmonё ёshtё e mundur.
Ne pёrdorim vetёm acid hialuronik tё markave mё tё njohura nё nivel ndёrkombёtar si Allergan dhe Croma – Pharma(lexo edhe “Acidi hialuronik”).

Question 3
Pёrshёndetje, jam Anisa nga Vlora, 26 vjeç. Desha tё di çfarё metodash egzistojnё pёr ngritjen e vetullave dhe çfarё rezultatesh kanё.
Read answer

Question:

Pёrshёndetje, jam Anisa nga Vlora, 26 vjeç. Desha tё di çfarё metodash egzistojnё pёr ngritjen e vetullave dhe çfarё rezultatesh kanё.

Answer:

Pёrshёndetje Anisa dhe faleminderit pёr pyetjen. Nё websitё nuk e kemi trajtuar si procedure kirurgjikale ose jo – kirurgjikale specifike, ndaj po jap njё informacion tё detajuar rreth pyetjes tёnde.
Nё radhё tё parё, shumё vajza, pёr tё ngritur dhe harkuar vetullat, tёrheqin dhe lidhin flokёt pas kokёs. Rezultati mund tё jetё disi i kёndshёm, por ka njё rrezik. Nёse pёrsёritet shpesh, nё lёkurёn e kokёs tё tendosur nga flokёt e tёrhequr, (sidomos ajo nё zonёn e tёmthave ku tёrheqja ёshtё edhe mё e fortё) shkaktohen probleme ushqimi me gjak pёr rrёnjёt e flokёve. Pёr kёtё arsye rrёnjёt dobёsohen, flokёt bien dhe nuk rriten mё. Si pasojё, me kalimin e kohёs pjesa e tёmthave mbetet pa flokё, duke pёrkeqёsuar aspektin e femrёs.
Ngritja dhe harkimi i vetullave mund tё realizohet me trajtime jo – kirurgjikale ose me njё operacion tё posaçёm estetik (lifting i vetullave). E para kryhet nёpёrmjet injektimit tёbotulinit (botox®)nё lёkurёn e ballit, duke respektuar anatominё e muskujve pёr tё arritur njё rezultat tё bukur dhe harmonik. Procedura nuk ёshtё e dhimbshme, kryhet nё studion mjekёsore tё KEIT® dhe mund tё ktheheni menjёherё nё jetёn normale. Efekti i kёtij trajtimi fillon tё bёhet i dukshёm zakonisht pas 3 – 4 ditёsh, arrin maksimumin pas 2 – 3 javёsh dhe zgjat mesatarisht 6 muaj, nё varёsi tё karakteristikave individuale. Mё pas vetullat ri - fitojnё formёn e tyre tё mёparshme. Kjo procedurё mund tё pёrsёritet sa herё qё ta shohёsh tё arsyeshme.
Ndёrhyrja kirurgjikale e lifting tё vetullave, zgjat mesatarisht rreth njё orё, nuk ёshtё e nevojshme tё kalohet nata nё spital (personi shtrohet nё mёngjes dhe del mbasdite) dhe kryhet me anestezi lokale dhe sedacion. Pas operacionit dhimbjet janё shumё tё lehta, rekuperimi ёshtё i shpejtё dhe nuk ka shenja tё dukshme nё lёkurёn e ballit, pasi prerjet kryhen nё kokё ku janё tё mbuluara nga flokёt. Rezultati ёshtё i pёrhershёm.

Question 4
Pёrshёndetje!
Dёshiroja t’ju pyesja nёse e pёrdorni acidin hiauronik dhe pёr fryrje gjoksi. Nёse po, mund tё mё thoni koston e kёtij trajtimi?
Read answer

Question:

Pёrshёndetje!
Dёshiroja t’ju pyesja nёse e pёrdorni acidin hiauronik dhe pёr fryrje gjoksi. Nёse po, mund tё mё thoni koston e kёtij trajtimi?

Answer:

Pёrshёndetje,
nuk e preferojmё acidin hialuronik pёr fryrjen e gjoksit pёr arsyet e mёposhtme:
a. Eshtё teknikё akoma relativisht e re, nuk ka akoma studime tё shumta afatgjatё dhe rezultate pёrfundimtare, pёrsa i pёrket komplikimeve tё mundshme nga injektimi i sasive tё konsiderueshme tё acidit hialuronik nё gjendje tё lire nё trupin e njeriut.
b. Rezultati ёshtё i pёrkohshёm, rreth 12 - 18 muaj.
c. Shumё i kushtueshem, rreth 8.000 - 10.000 euro, nё krahasim me operacionin e protezave.